Një avion me 72 persona, duke përfshirë një ekip brazilian të futbollit, u rrëzua në qytetin e Medellin në Kolumbi, thonë zyrtarët.
Nuk është ende e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar.
Sipas BBC, avioni çarter, ishte duke fluturuar nga Bolivia, dhe mbante anëtarët e ekipit të futbollit Chapocoense, thanë zyrtarët e aeroportit.
Ekipi ishte nisur për të luajtur në finale të kupës Amerikës së Jugut me ekipin Medellin Atletico Nacional, transmeton KosovaPress.
Foto: Ilustrim