Telegrafi

Rrëzohet aeroplani ushtarak AN-26 në lindje të Rusisë, asnjë i mbijetuar

Ekipet e kërkimit që ishin në gjendje të arrinin në vendin e rrëzimit të një aeroplani ushtarak në lindje të Rusisë nuk kanë gjetur të mbijetuar.

Kështu njofton Ministria ruse e Emergjencave, duke shtuar se aeroplani i llojit AN-26 me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord ishte u zhdukur nga radarët gjatë një “fluturimi teknik”.

Raportet e mëvonshme kanë konfirmuar se aeroplani u rrëzua në një rezervat natyror jashtë kryeqytetit rajonal të Khabarovskit, derisa kryente një fluturim në lartësi pre 600 metra.

Dega rajonale e Ministrisë së Emergjencave tha se helikopteri i saj MI-8 gjeti rrënojat në një mal, por ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të arrinin në vend të ngjarjes vetëm pas pesë orë pritje.

“Fatkeqësisht, nuk ka të mbijetuar si rezultat i rrëzimit të aeroplanit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyaryov ka identifikuar anëtarët e ekuipazhit si specialistë që vinin nga qytete të ndryshme të vendit.

Media ruse Interfax ka raportuar se kompania Flight Inspections and Systems, e cila teston pajisjet e komunikimit të aeroplanëve duhej të testonte sistemin e komunikimit të AN-26.

Ky është të paktën incidenti i katërt në aviacionin rus për këtë lloj të aeroplanëve, që nga epoka sovjetike. Aksidenti më i madh kishte ndodhur në muajin korrik të 2021-së, duke lënë 28 persona të vdekur në gadishullin e Kamchatkas. /Telegrafi/