Telegrafi

Rrëzohet aeroplani transportues në Iran, brenda tij ishin 10 anëtarë të bordit (Foto/Video)

Një aeroplan transportues Boeing 707 është rrëzuar në territorin e Iranit, kurse brenda fluturakes ishin 10 anëtarë të bordit.

Besohet se arsyet e rrëzimit të aeroplanit janë kushtet e këqija të motit, kurse aeroplani kishte humbur baraspeshimin dhe po binte me shpejtësi derisa po i afrohej aeroportit Karaj në pjesën perëndimore të Teheranit, transmeton Telegrafi.

“Boeing po udhëtonte nga Bishkek në Kirgistan, ku brenda të cilit ishin 10 anëtarë të bordit. Aeroplani kishte ngatërruar pistën dhe kishte duke u përplasur në një ndërtesë”, ka deklaruar një burim për agjencinë e lajmeve Fars.

Ekipet e shpëtimit aktualisht janë në terren, kurse helikopterë dhe pjesëtarë të shumtë të zjarrfikësve kanë bërë të pamundurën për ta lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihet nëse ndonjë prej anëtarëve të ekuipazhit ka shpëtuar. /Telegrafi/