Një aeroplan trajnues i marinës amerikane që u ngrit nga Florida u rrëzua të premten në një lagje rezidenciale në Alabama pranë Gulf Coast, duke vrarë të dy në bord, thanë autoritetet.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i forcave ajrore detare tha se të dy personat në aeroplanin stërvitor T-6B Texan II vdiqën.
Ndërkohë nuk u raportua për ndonjë të lënduar në vendin ku ra aeroplani.
Shefi i zjarrfikësve në Foley, Joey Darby, tha se personat që u përgjigjën hasën në një “vëllim të madh zjarri” me një shtëpi dhe disa makina të përfshira në flakë.
Zjarrfikësit ishin në gjendje të bënin “një ndalesë të shpejtë të zjarrit”.
Aeroplani kishte fluturuar nga “Naval Air Station Whiting Field”, rreth 30 milje (48.28 km) në veri-lindje të Pensacola, Florida, tha Julie Ziegenhorn, një zëdhënëse e marinës.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së dhe marina ishin vendosur të merren me hetimin, tha zyra e sherifit të qarkut Baldwin. /Telegrafi/