Një aeroplan ushtarak u rrëzua në një lagje të Teksasit të dielën në mëngjes, duke dëmtuar tri shtëpi dhe duke zhvendosur banorët, tha policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi rreth orës 11:15 të mëngjesit ndërkohë që bëhet e ditur se dy pilotët u hodhën jashtë para rrëzimit.
Një nga parashutat e pilotit u kap në linjat e energjisë, ndërsa piloti tjetër u gjet aty pranë.
PLANE CRASH – 2000 Blk Tejas
Military aircraft down in residential area. Emergency services on scene. Media staging area: 3805 Adam Grubb St, Lake Worth, TX 76135— Lake Worth Police Department (@lakeworthpd) September 19, 2021
Të dy pilotët janë transportuar në institucionet mjekësore për vlerësim dhe janë në gjendje stabile.
Aeroplani kishte kryer një fluturim stërvitor rutinë.
Banorët e shtëpive të dëmtuara u zhvendosën dhe një ekip i Kryqit të Kuq ishte në vendngjarje për t’i ndihmuar ata.
https://www.youtube.com/watch?v=828OzSikfhA
Nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që agjenci të shumta, përfshirë policinë dhe zjarrfikësen Forth Worth, ishin në vendngjarje duke ndihmuar.
Disa shtëpi pësuan dëme të vogla, por duke pasur parasysh rrethanat, “mund të kishte qenë shumë më keq”, tha shefi i zjarrfikësve në Lake Worth, Ryan Arthur.
Shkaku i saktë i rrëzimit mbetet i panjohur. /Telegrafi/