Site icon Telegrafi

Rrëzohet aeroplani rus në Siri, 32 të vdekur

Një aeroplan rus është rrëzuar gjatë uljes në Khmeimim të Sirisë, ku gjashtë anëtarë të ekuipazhit si dhe 26 pasagjerë u vranë në aksident, tha ministria e Mbrojtjes të Rusisë, shkruan Telegrafi.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti mund të ishte shkaktuar nga një mosfunksionim teknik.

“Rreth orës 12:00, sipas orës së Moskës, një avion rus i transportit u rrëzua derisa po tentonte të ateronte në bazën ajrore Khmeimim të Sirisë. Të gjithë ata që ishin në bord vdiqën [në incident]”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Aeroplani goditi tokën rreth 500 metra larg pistës. /Telegrafi/

Exit mobile version