Telegrafi

Rrëzohet aeroplani luftarak që Rusia e bëri si përgjigje ndaj amerikanit F-22 Raptor, mediat japin detajet

Një aeroplan luftarak rus është rrëzuar gjatë provave në Lindjen e Largët të vendit, gjatë testimeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi disa ditë përpara se Forcat Hapësinore të Rusisë duhej të merrnin aeroplanin e parë të tyre të prodhuar serik Sukhoi Su-57.

Zhvilluesi i saj Sukhoi planifikon të dorëzojë një total prej 67 Su-57 të gjeneratës së pestë në Forcat Hapësinore të Rusisë deri në vitin 2028.

“Su-57 u rrëzua gjatë një fluturimi provë 111 kilometra nga aeroporti”, ka thënë Korporata e Bashkuar e Avionëve e kontrolluar nga Rusia (UAC) e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti.

Piloti i tij civil katapultoi dhe mbijetoi nga përplasja në rajonin e Khabarovsk, Interfax citoi një burim pa emër.

Su-57 – i quajtur gjithashtu T-50 dhe PAK FA gjatë zhvillimit – është konsideruar si përgjigje e Rusisë për aeroplanin luftarak amerikan F-22 Raptor.

Avioni ishte testuar të paktën dy herë në Siri, tha gjenerali Valery Gerasimov, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, javën e kaluar.

Një zyrtar i panjohur ushtarak rus i tha RIA Novosti se gabimi i pilotit ose një mosfunksionim teknik besohet se kanë shkaktuar rrëzimin e Su-57. /Telegrafi/