Site icon Telegrafi

Rrezohet aeroplani luftarak në Kubë, 10 të vdekur

Një aeroplan luftarak është rrëzuar në perëndimin malor të Kubës, duke vrarë të gjithë tetë personat në bord.

Në një komunikatë, ushtria kubane njoftoi se aeroplani dymotorësh “Antonov AN-26” u rrëzua në provincën Artemisa, gjatë një fluturimi prej Playa Baracoa, jashtë kryeqytetit Havana, transmeton Express.

Shkaktari i rrëzimit të aeroplanit është i paqartë, ndërsa një hetim ka nisur ndaj incidentit.

Thuhet se lokacioni i aksidentit është Loma de la Pimienta, rreth 80 kilometra në perëndim të Havanës.

“Tetë anëtarët e personelit në bord, përfshirë dhe ekuipazhin vdiqën,” ka thënë ushtria kubane në një komunikatë.

Exit mobile version