Jim Prentice, ish-kryeministri i Albertas, ishte në mesin e katër të vrarëve në një aksident ajror në Kanada.
Peter Eric James “Jim” Prentice shërbeu si kryeministër 16-të i Albertas nga viti 2014 deri në vitin 2015, si anëtar i Partisë Konservatore, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Aeroplani në të cilën ai ishte duke udhëtuar, u zhduk nga radarët menjëherë pas ngritjes, të enjten. Nuk kishte të mbijetuar.
Ish-kolegu i tij, ish-ministër i financave Joe Oliver, e përshkroi atë si “të përkushtuar” ndaj zgjedhësve të tij.
Ai la pas gruan dhe tre fëmijë