Site icon Telegrafi

Rrëzohet aeroplani me futbollistë brazilianë (Foto/Video)

Një aeroplan me lojtarë brazilianë u rrëzua në afërsi të qytetit të Medellinit të Kolumbisë ndërsa mediat botërore raportojnë se ka viktima.

Aeroplani barte futbollistët e ekipit të Chapocoenses, që luajti në finalen e kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional.

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet edhe pse dyshohet se tragjedia ndodhi shkaku i mungesës së karburantit, transmeton Telegrafi.

Të paktën dhjetë njerëz janë plagosur dhe u dërguan në spital gjersa në aeroplan gjendeshin 72 persona dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Lexo po ashtu Momenti kur merr flakë aeroplani me futbollistët brazilianë (Video)

Aeroplani Aerospace 146 u nis nga Sao Paolo në Brazil, ka pasur një ndalesë në Santa Kruze de la Sierra të Bolivisë prej ku është drejtuar për në Kolumbi.

Me këtë aeroplan kujtojmë se udhëtuan këtë muaj dhe futbollistët e kombëtares së Argjentinës. /Telegrafi/

Exit mobile version