Lajmin për rrëzimin e aeroplanit e ka konfirmuar edhe ushtria ruse, duke shtuar se nuk i di shkaqet.
Su-34 është aeroplani bombardues, që ka filluar të prodhohet në vitin 2005 dhe ka ekuipazh prej dy pilotëve.
Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët Su-34, rrëzohen gjatë ushtrimeve të rregullta ushtarake, raporton rtk.
Në shumicën e rasteve deri te rrëzimi i aeroplanëve luftarakë rusë vie për shkak të problemeve teknike, probleme të cilat janë si pasojë e vështirësive financiare të kompanive ushtarake ruse që prodhojnë aeroplanë të tillë.
Element tjetër i kësaj pasigurie është edhe nxitja nga faktori politik, që ende pa i kryer të gjitha fazat e testimit, fillon prodhimi serik.
Rusisë po i kushton elementi propagandistik, i cili përpiqet që ta provojë “forcën ushtarake”.