Telegrafi

Rrëzohet aeroplani me 170 pasagjerë në Iran, “nuk ka asnjë shans për ndonjë të mbijetuar”

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 pasagjerë është rrëzuar në Iran, sipas mediave lokale.

Siç shkruan bbc, përcjell Telegrafi, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka asnjë shans për të gjetur të mbijetuar.

Aeroplani që i përkiste Ukraine International Airlines u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian Imam Khomeini në Teheran, tha agjensia e lajmeve shtetërore Fars.

Raportet paraprake sugjerojnë se aeroplani ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas të Kyiv.

Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA.

Ndërkohë është bërë e ditur se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua aeroplani. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=PO6u_uxMk44&feature=emb_title