Telegrafi

Rrëzohen nga luhatësja e vendosur në majën e shkëmbit në 2.000 metra lartësi, ruset shpëtojnë mrekullisht – bien në platformën e luhatëses

Ky është momenti kur dy gra rrëzohen nga luhatësja e vendosur në majën e një shkëmbi, në afro 2.000 metra lartësi.

Gjithçka ndodhi në Rusi kur dyshja po argëtoheshin dhe në një moment rrëzohen, e kur u duk se ato thjesht humbën jetën – doli se ato kishin rënë në platformën e luhatëses, e jo në fund të shkëmbit, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se ishin erërat e forta që ia humbi kontrollin mbi luhatësen grave, që për pak sa nuk e paguan me jetë – duke u rrëzuar nga shkëmbi.

Për fat të mirë ato ranë mbi platformën e drurit të luhatëse dhe për pak centimetra i shpëtuan vdekjes. /Telegrafi/