Telegrafi

Rrëzohen dy bombarderë amerikanë, ekipet në bord dërgohen në spital

Dy bombarderë të Marinës amerikane F/A-18 janë përplasur në brigjet e Kalifornisë Veriore sot, ka konfirmuar Garda e Rojave Bregdetare amerikane. Ekipet që gjendeshin brenda bombarderëve janë marrë dhe janë dërguar në spital.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, katër prej tyre janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Sentara Norfolk në Virxhinia, ka thënë zyrtari i kësaj garde, Fagal Nifin, transmeton KosovaPress.

Nifin ka thënë se masa e lëndimit të personave në bord nuk dihet ende. Një prej anëtarëve të ekipit ka pësuar një lëndim në këmbë, ka raportuar WCTI.

Menjëherë pas incidentit, ekipet e kërkimshpëtimit janë zbarkuar në regjionin e Oregon Inletit, 25 milje larg brigjeve të Kalifornisë Veriore, pas raportimeve se dy bombarderët u rrëzuan rreth orës 10:30, sipas kohës lokale.