Telegrafi

Rrëzohen me aeroplan në mes të oqeanit, shpëtohen në momentet më kritike (Video)

Dy burra që kishin ngecur në mes të oqeanit pasi aeroplani i tyre ishte rrëzuar në det, janë shpëtuar nga një barkë e vogël e një anije gjigante turistike.

Momenti i shpëtimit të burrave është filmuar nga pushuesit e anijes gjigante, që po lundronte në afërsi të Grand Turk në Karaibe, transmeton Telegrafi.

Në video shihet barka që lëviz me shpejtësi të madhe në drejtim të dyshes, që po luftonin me jetë në mes të oqeanit.

Dhjetëra pushues po shikonin me vëmendje momentin kur shpëtohen, kurse kapiteni i anijes ka njoftuar se janë shpëtuar dy personat dhe pas ekzaminimit është konstatuar se nuk kanë pësuar kurrfarë lëndimi. /Telegrafi/