Telegrafi

Rrezitja përmirëson funksionet njohëse

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një studim, i cili ka vërtetuar se vitamina D ka rol shumë të rëndësishëm në përforcimin e funksioneve njohëse (kognitive), dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që meshkujt me moshë mesatare dhe të shtyrë të qëndrojnë më tepër në diell për ta zvogëluar rrezikun e zhvillimit të demencës (humbjes së këtyre funksioneve duke përfshirë edhe kujtesën).

Rezultatet nga ky studim janë të bazuara në të dhënat e grumbulluara prej më shumë se 3.000 meshkujve të moshave ndërmjet 39 dhe 79-vjeç, ndërsa testimet janë bërë në katër qendra të Evropës.