Telegrafi

Rreziqet për shtatzënat me mbipeshë

Shkencëtarët pranë kolegjit londinez “Kings College” për nevojat e studimit kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga 385 femra me mbipeshë gjatë kohës së shtatzënisë së parë të tyre.

Revista “American Journal of Obstetrics and Gynaecology” ka publikuar se mbipesha është e lidhur me rastet më të shpeshta të shfaqjes së pre-eklampsisë (rritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat), lindjet e parakohshme, si edhe lindjen e foshnjave me peshë më të vogël se normalja.

Ekspertët shtojnë se mbipesha është e lidhur me rastet më të mëdha të lindjes me prerje cezariane, si edhe me rrezikun më të madh për abort spontan dhe diabet gestacional (rritja e nivelit të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë).