Site icon Telegrafi

Rreziqet për shëndetin prej cigareve elektronike

Inxhinierët zhvilluan para disa vjetësh cigaret elektronike për të promovuar për përdoruesit e duhanit një burim tymi pa nikotinë. Atyre u ishte mundësuar që të kishin një lloj përmbajtje brenda cigareve që nuk do të kishte tym.
Në cigare ka një lëng që zëvendëson duhanin.

“Nuk ka asnjë fije dyshimi se cigarja elektronike ka më pak toksinë sesa cigarja e rregullt”, ka deklaruar Stanton Glantz, drejtor të Qendrës për kërkime të duhanit në Universitetin e Kalifornias në San Francisco.

Megjithatë studimet e fundit kanë treguar se ka goxha shumë toksinë edhe në cigaret elektronike. Më parë ka pasur pretendime të prodhuesve se cigaret elektronike ishin të sigurta dhe se nuk do të kishte kurrfarë rreziku për shëndetin e përdoruesve.

Në një shkrim të gjatë në “Circulation”, Glantz dhe ekipi i tij kanë publikuar të dhëna se ka rreziqe shumë më të mëdha shëndetësore prej cigareve elektronike sesa ishte menduar më herët prej shkencëtarëve.

Cigaret elektronike kanë shumë nanocopëza, që mund të shkaktojnë inflamacione që mund të jenë të lidhura me astmën, gjakderdhjen e brendshme, sëmundjet e zemrës dhe lloje të ndryshme diabeti.

Niveli njëmend “ngreh shqetësime për sëmundjet e zemrës dhe kushtet e tjera të sëmundjeve kronike, ku ka inflamacione”, ka deklaruar studiuesi Glantz.

Ai ka thënë se cigaret elektronike nuk janë produkte të sigurta për shëndetin e përdoruesve. Thuhet se më shumë se 250 lloje të ndryshme cigaresh elektronike mund të gjenden në treg dhe se shumë prej tyre kanë përdorur copëza të ngjashme në përbërje që mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Njerëzit që përdorin këto cigare mund të mendojnë se cigaret e tyre janë të sigurta, por nuk ka të dhëna që mund të mbështesin shkencërisht këtë pretendim, thuhet në një shkrim tjetër në të njëjtën revistë shkencore. /Telegrafi/

Exit mobile version