Ju veçse e dini se pesha e tepërt ndikon keq në shëndetin e zemrës, por a e keni ditur se pesha e tepërt mund të ndikojë edhe në rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit?
Sipas një meta-analize të re, matja e belit mund ta parashikojë rrezikun që e keni për kancer.
Pasi i kishin analizuar të dhënat e shtatë studimeve të ndryshme me 43,000 njerëz, hulumtuesit kishin konkluduar se personat me madhësi beli mbi mesataren janë 13 përqind më të prirë të zhvillojnë kancere të ndërlidhura me obezitetin.
Veç kësaj, hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se indeksi i masës trupore, gjerësia e ijeve dhe proporcioni i ijëve me belin janë parashikues të mirë të kancerit. /Telegrafi/