Site icon Telegrafi

Rreziqet e fshehta të konsumit të alkoolit, të cilat çdo person i injoron

Si shoqëri, ne e dimë se alkooli i vret më shumë se 80,000 njerëz në ShBA çdo vit – dyfishi i vdekjeve që ndodhin si pasojë e vetëvrasjes. E dimë se konsumimi i tepërt i alkoolit jo vetëm që na i shkatërron jetët, por familjet dhe komunitetin në të cilin gjendemi.

Prapëseprapë, ne ende preferojmë të dalim në fundjavë dhe ta shfrytëzojmë dehjen si mënyrë e mahnitshme për t’i festuar arritjet tona, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, siç mund ta dini edhe vet, alkooli shkakton dëme serioze në trupin e njeriut, por janë disa rreziqe tjera të fshehta të kësaj substance, e të cilat gjithmonë i injoroni:

Alkooli e dëmton mëlçinë

Konsumimi i më shumë se 40 gramëve alkool në ditë mjafton për t’i shkaktuar dëme serioze mëlçisë. Kjo sasi prej 40 gramëve mund është e barabartë me vetëm katër birra.

Kalimi i kësaj sasie bën që mëlçia juaj të mbingarkohet me enzima acetaldehide toksike, të cilat i shkatërrojnë qelizat tuaja të mëlçisë.

Konsumimi i tepërt i alkoolit e rritë rrezikun e kancerit

Para pak muajve, disa shkencëtarë i kanë bërë publike disa informacione të cilat e ndërlidhnin konsumimin e tepërt të alkoolit me shfaqjen e disa llojeve të kancerit. Kjo përfshin kancerin e gojës dhe fytit, kancerin e larinksit, mëlçisë, rektumit, gjirit, zorrës së trashë, etj.

Ndërsa një studim tjetër ka deklaruar se për çdo dy pije alkoole që i konsumoni në ditë, ju e rritni rrezikun e kancerit të zorrëve për 8 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version