Telegrafi

Rreziqe për rritjen ekonomike për vitin 2010

Këtë e theksoi presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoelik, gjatë një konference shtypi në Shoqatën e Korrespondentëve të Huaj në Singapor. Ai tha se grubullimi i aseteve në ekonomitë aziatike mund të shkatërrojë besimin tregtar.

Zoelik paralajmëroi se qeveritë nuk duhet të shfuqizojnë planet ndihmëse dhe masat stimuluese ekonomike deri vitin e ardhshëm. Gjithashtu, ai tha se nevojitej një bashkëpunim i thellë botëror për t’u larguar nga politikat lehtësuese monetare dhe fiskale.