Telegrafi

Rrëzimi i vinçit në Londër, një i vdekur dhe katër të lënduar – pronari i shtëpisë së dëmtuar rrëfen momentin dramatik

Një grua ndërroi jetë pas shembjes së Vinçit mes dy shtëpive në Londër, dhe disa të tjerë u lënduan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy prej personave të lënduar u dërguan në spital, ndërkaq dy të tjerë u mjekuan nga infermierët në vendin e ngjarjes.

Njëri prej banorëve, shtëpia e të cilit është dëmtuar, rrëfen momentin dramatik që përjetoi të mërkurën.

“E gjith çatia e shtëpisë sime u zhduk. U shtrembërua e gjitha. Pësova tronditje kur e pashë”, tha Motiur Rahman për Sky News.

“E hapa dritaren dhe pashë vinçin e kuq që po binte, në ato momente vrapova, mendova se bota po shkatërrohej”, tha ai. /Telegrafi/