Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, votuan mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka votuar edhe kryetari i PDK-së, parti kjo partnere e koalicionit, Kadri Veseli.
Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm për mosbesim ndaj Qeverisë.
Kështu thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në pikën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/