Telegrafi

Rrëzimi i Qeverisë, hapat që priten nga Presidenti (Dokument)

Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës pas votimit të suksesshëm për mosbesim ndaj Qeverisë.

Kështu thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në pikën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, 78 nga 115 kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës në neni 82 pika 2, sqarohet se Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhjet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë. /Telegrafi/