Njeriu më i pasur i Republikës Çeke, miliarderi Petr Kellner, ka gjetur vdekjen në një përplasje helikopteri në Alaskë, tha të hënën grupi i tij financiar PPF. Ai ishte 56 vjeç.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, PPF tha se pesë persona vdiqën në aksident, rrethanat e të cilit po hetohen.
“Ne njoftojmë me pikëllimin më të thellë se, në një aksident helikopteri në malet e Alaskës të shtunën, 27 mars, themeluesi dhe pronari i shumicës së grupit PPF, Z. Petr Kellner, vdiq tragjikisht”, ka thënë PPF në një deklaratë.
Siç thuhet më tej, pesë të vrarë në aksidentin e së shtunës u identifikuan si Gregory Harms, 52 vjeç, nga Kolorado; Petr Kellner, 56 vjeç dhe Benjamin Larochaix, 50 vjeç, të dy nga Republika Çeke, dhe dy alaskanë, Sean McMannany, 38 vjeç, nga Girdwood dhe piloti, Zachary Russel, 33 vjeç, nga Anchorage, thanë të dielën trupat e shtetit të Alaskës.
Ndryshe, Eurocopter AS50 u rrëzua në rrethana të panjohura rreth 50 milje (80 kilometra) në lindje të Anchorage në 6:35 pasdite.
Autoritetet thanë se vendi i rrëzimit ishte afër Akullnajës Knik. /Telegrafi/