Në Afrikën e Jugut të paktën 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën kur muri i një kishe u shemb gjatë shërbesës për festën e Pashkëve.
Shërbimet e emergjencës thanë se 29 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve që kishin marrë.
Një zëdhënës lokal i policisë tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur shkaku i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin.
Muri i Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të një shërbese për festën e Pashkëve.
Të premten, një shërbesë e veçantë lutjeje u mbajt në një tendë të madhe përpara kishës. /rel/