Një aeroplan i Forcave Ajrore të Ushtrisë së Serbisë “Super Galeb G-4”, dy-vendësh, është rrëzuar rreth orës 10:30 në afërsi të fshatit Sllatinë, në komunën e Ub, gjatë prezantimit të trajnimit të rregullt të fluturimit.
Dhe derisa zyrtarisht thuhet se po hetohet për pilotët e zhdukur, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, të dy pilotët kanë gjetur vdekjen.
Bëhet e ditur se aeroplani u rrëzua pranë një shtëpie në fshatin Sllatinë, ku një grua ka qenë dëshmitare e ngjarjes tragjike.
“Kam qenë në kopsht kur ka rënë aeroplani. Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë. Unë nuk jam mirë. Unë nuk mund të flas, unë jam në shok. Pashë gjithçka. Ishte kaq e tmerrshme”, ka thënë gruaja dëshmitare e aksidentit të tmerrshëm. /Telegrafi/