Telegrafi

Rrëzimi i aeroplanit të Egyptair: Janë gjetur disa pjesë të bagazhit

Ushtria egjiptiane bën të ditur se janë gjetur rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të Egyptair.

Siç raportojnë mediat e huaja, ato janë gjetur në Detin Mesdhe, rreth 290 kilometra në veri të Aleksandrisë, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu thuhet se janë gjetur edhe disa pjesë të bagazhit dhe po bëhet kërkimi i kutisë së zezë.

Në aeroplanin e Egyptair ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, dje herët në mëngjes. /Telegrafi/