Ushtria egjiptiane bën të ditur se janë gjetur rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të Egyptair.
Siç raportojnë mediat e huaja, ato janë gjetur në Detin Mesdhe, rreth 290 kilometra në veri të Aleksandrisë, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu thuhet se janë gjetur edhe disa pjesë të bagazhit dhe po bëhet kërkimi i kutisë së zezë.
Në aeroplanin e Egyptair ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, dje herët në mëngjes. /Telegrafi/