Telegrafi

Rrëzimi i aeroplanit, pezullohen ndeshjet në Amerikën e Jugut

Të gjithë ndeshjet e futbollit në Amerikën e Jugut janë pezulluar.

E gjithë kjo pasi një aeroplan që transportonte lojtarët e ekipit brazilian të “Chapecoense Atletico de Brazil” u rrëzua në Kolumbi.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Vetëm pesë prej 81 personave shpëtojnë nga aeroplani i rrëzuar me futbollistë brazilianë

Konfederata lëshoi një deklaratë të shkurtër, duke konfirmuar pezullimin e ndeshjeve dhe shprehur keqardhjen për incidentin, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES

Sipas televizionit britanik Sky Sport, e cila i referohet raportit të policisë kolumbiane, 76 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit.

Lexo po ashtu Pamjet e futbollistëve brazilianë para se të rrëzohet aeroplani (Video)

Ndryshe, kjo është hera e parë që skuadra braziliane po arrin në një finale të tillë që prej vitit 1973 kur u themelua si klub ndërsa dy vjet më parë u inkuadruan në ligën e parë të Brazilit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Flet futbollisti i mbijetuar pas rrëzimit të aeroplanit