Të gjithë ndeshjet e futbollit në Amerikën e Jugut janë pezulluar.
E gjithë kjo pasi një aeroplan që transportonte lojtarët e ekipit brazilian të “Chapecoense Atletico de Brazil” u rrëzua në Kolumbi.
Konfederata lëshoi një deklaratë të shkurtër, duke konfirmuar pezullimin e ndeshjeve dhe shprehur keqardhjen për incidentin, transmeton Telegrafi.
Sipas televizionit britanik Sky Sport, e cila i referohet raportit të policisë kolumbiane, 76 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që skuadra braziliane po arrin në një finale të tillë që prej vitit 1973 kur u themelua si klub ndërsa dy vjet më parë u inkuadruan në ligën e parë të Brazilit. /Telegrafi/