Telegrafi

Rrëzimi i aeroplanit, lista e plotë e emrave të personave të konfirmuar si të vdekur nga autoritetet ruse

Derisa autoritetet hetuese të Rusisë kanë konfirmuar vdekjen e Yevgeny Prigozhin dhe shokëve të tij nga grupi mercenar rus Wagner, autoritetet e atjeshme kanë publikuar listën e plotë me emrat e atyre që e pësuan me jetë nga rrëzimi i aeroplanit.

Komiteti hetues i Rusisë gjithashtu ka njoftuar se nëntë personat e tjerë në bord të aeroplanit kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të emrat të dhjetë personave që është konfirmuar nga ekzaminimet gjenetike se kanë humbur jetën.

Lexo po ashtu Komiteti hetimor i Rusisë: Ekzaminimet gjenetike konfirmojnë vdekjen e Prigozhinit

Sergey Propustin, Evgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriu Chekalov, Dmitriy Utkin, Nikolay Matuseev, Yevgeny Prigozhin, komandanti Aleksei Levshin, kopiloti Rustam Karimov dhe Kristina Raspopova.

Ndryshe nga rrëzimi i aeroplanit brenda të cilit raportohej se gjendej Prigozhin, kishin lindur teori të ndryshme, nëse ishte rrëzuar nga ndonjë raketë tokë-ajër, apo kishte patur ndonjë lëndë shpërthyese brenda fluturakes. /Telegrafi/