Site icon Telegrafi

Rrezikuan jetën që të ikin nga Afrika e Veriut, tre emigrantë qëndruan për shtatë orë të kapur jashtë derës së tragetit

Adoleshentët nga Maroku, rrezikuan jetën për të ikur ilegalisht nga Afrika e Jugut, duke u kapur përjashta derës së një trageti, që po lundronte për në Spanjë.

Kur trageti po ankorohej dhe dera nisi lëshohej që të shërbej si urë, dikush i pa të rinjtë dhe alarmoi që të ndalohet ndonjë lëvizje, që mund t’i lëndonte, transmeton Telegrafi.

Policia e rrethoi zonën dhe kërkoi nga zjarrfikësit që ata të zbriten ngadalë prej strukturës me shufra metalike, ku kishin qëndruar për shtatë orë.

Mësohet se tre emigrantët që janë nga 16 deri në 18 vjeçar, janë dërguar në qendrën e ndalimit, pasi që mbijetuan lundrimit të rrezikshëm në det të hapur.

Të njëjtën rrugë, para dy vitesh e kishin bërë edhe dy të rinj, duke qëndruar mbi motorët e një trageti më të vogël, që lëvizë më shpejtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=vfwMz42pmuc

Exit mobile version