Site icon Telegrafi

Rrezikuan jetën duke filmuar veten mbi trenin që lëvizte me shpejtësi të madhe, e bënë për të fituar klikime në YouTube (Video)

Dy adoleshentë filmuan veten duke qëndruar mbi tren derisa lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe këtë gjë e kanë bërë vetëm sa për të marrë klikime në kanalin e tyre në YouTube.

Harris Ahmed 18-vjeç dhe miku i tij emri i të cilit nuk është zbuluar për shkaqe ligjore, kanë rrezikuar jetën e tyre duke u ngjitur mbi tren në Essex të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Dyshja janë kapur nga policia dhe janë akuzuar për rrezikim jetësh, dhe që të dy janë shpallur fajtor për veprimin në gjykatën Highbury Corner.

Ky incident ishte raportuar nga policia britanike gjatë muajit të kaluar, të cilët ishin në dijeni për videon e filmuar ku shiheshin dy të rinj duke qëndruar mbi tren derisa lëvizte me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version