Site icon Telegrafi

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Kompania lider në furnizimin e tregut me mish cilësor dhe të freskët të pulës, Perutnina Ptuj, njofton disa prej shenjave identifikuese të cilat karakterizojnë produktin elitar, mishin e freskët të pulës nga linja Natur. 

Mishi i freskët i Perutnina Ptuj – një pasuri për tregun e Kosovës

Tregu i Kosovës prej vitesh furnizohet rregullisht disa herë në javë me mish të freskët të pulës nga fermat në Slloveni të cilat plotësojnë kriteret më rigoroze të sigurisë dhe mbarështimit të shpezëve. 

Mishi i freskët i pulës nga Perutnina Ptuj është pa hormone dhe pa antibiotik, që e bën atë pa diskutim – produktin më të shëndetshëm në kategorinë e mishit të shpezëve në tregun e Kosovës. 

Si rrjedhojë, është i vetmi produkt që është njëmend pa hormone dhe pa antibiotik me certifikata të dëshmuara DNV që gjenden në paketim. 

Rreziku nga imitimet dhe shenjat dalluese

Kohëve të fundit në tregun e Kosovës janë paraqitur produkte paketimi i të cilave është tejet i ngjashëm në DUKJE me produktet e Perutnina Ptuj. 

Ngjashmëritë janë të mëdha, por janë shenjat unike identifikuese ato të cilat konsumatori duhet t’i ketë parasysh për të mos ngatërruar produktin real të Perutnina Ptuj me produkte të tjera të imituara.  

Shenjat idenfitikuese të mishit të freskët të pulës nga Perutnina Ptuj: 

Exit mobile version