Shefja e Konkurrencës për BE-në, Margrethe Vestager tha se diskriminimi është një shqetësim më urgjent nga avancimi i Inteligjencë Artificiale se sa zhdukja e njerëzimit.
Vestager tha për BBC-n se duheshin “parmakë mbrojtëse” për t’u ballafaquar me rreziqet më të mëdha të teknologjisë, transmeton Telegrafi.
Ajo u shpreh se ky ishte çelësi ku AI po përdoret për të ndihmuar në marrjen e vendimeve që mund të ndikojnë në jetesën e dikujt, si për shembull nëse ata mund të aplikojnë për një hipotekë.
Parlamenti Evropian do të votojë të mërkurën mbi rregullat e tij të propozuara për AI.
Akti i AI-s po konsiderohet nga politikanët mes paralajmërimeve mbi zhvillimin e teknologjisë – e cila u mundëson kompjuterëve të kryejnë shumë shpejtë detyra që zakonisht kërkojnë inteligjencë njerëzore.
Disa ekspertë kanë paralajmëruar se AI mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.
Në një intervistë ekskluzive me BBC, Vestager tha se potenciali i AI-s për të përforcuar paragjykimet ose diskriminimin, i cili mund të përmbahet në sasitë e mëdha të të dhënave të marra nga interneti dhe të përdorura për të trajnuar modele dhe mjete, ishte një shqetësim më urgjent.
“Ndoshta [rreziku i zhdukjes] mund të ekzistojë, por unë mendoj se gjasat janë mjaft të vogla. Mendoj se rreziqet e AI-s janë më të mëdha në diskriminim e njerëzve, ata nuk do të shihen për atë që janë”.
“Nëse një bankë e përdor atë për të vendosur nëse duhet të marrë hipotekë a po jo, ose shërbimet sociale në komunën tuaj, atëherë dëshironi të siguroheni që të mos diskriminoheni për shkak të gjinisë ose ngjyrës suaj ose kodit tuaj postar”, tha ajo. /Telegrafi/