Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmërojnë se vendi rrezikohet nga vërshime të reja.
Drejtoresha e Instituti Hidrometeorologjik, Letafate Latifi, parashikon që me t’u shkrirë bora mund të rritet prapë niveli i lumenjve.
“Niveli i ujit në disa lumenj ka filluar të ketë rënie, me përjashtim të pikës mbledhëse të pikës së fundit të pellgut të lumit Drini që është niveli ende në pikën kritike. Ndërsa, në lumenjtë në pjesën e Gjakovës ka një rënie të lehtë të nivelit të ujërave”, tha Latifi për RTV21.
“Me shkrirjen e borës dhe me reshjet që pritet të ndodhin nesër, nëse shkon gjithçka sipas parashikimeve, mund të ngritën përsëri këto nivele”, tha Latifi.