Pesë muaj më parë në një qytet të Gjermanisë një grua e prekur nga sëmundja e skizofrenisë i hodhi vaj të nxehtë burrit të saj në kokë dhe iku nga shtëpia.
Gjykata në këtë rast do të vendosë nëse ajo do të dënohet për shkaktim të lëndimeve trupore të bashëshortit të saj apo do të shtrohet në spital psikatrik.
Sëmundjet mendore si të 45 vjeçares në vendin tone gjatë dy viteve të fundit kanë shënuar shifrën prej 198 rasteve nga 501 hospitalizime sa kanë qenë në Klinikën Psikiatrike (KP).
Sipas Drejtorit të kësaj klinike, Shaban Mecinaj mosha e këtyre të prekurëve në Kosovë vjen varësishtë nga lloji i skizofrenisë që ata kanë.
“Disa paraqiten në moshë të re dhe kanë prognozë më të keqe, derisa një grup tjetër i skizofrenive mund të paraqiten në faza të mëvonshme të jetës dhe të menaxhohen më lehtë, nga aspekti mjekësor dhe shoqëror”, ka thënë ai.
Derisa gjinia e këtyre të prekurve, sipas drejtorit të KP-së, është më shumë mashkullore për arsye se burrat tentojnë të fshehin sëmundjen dhe nuk kërkojnë ndihëmn e psikiatrit.
Psikologu Adem Shala thotë se problemet e shëndetit mendor janë kthyer ne një problem shumë të madh veçanërisht vitet e fundit edhe në Kosovë.
E sipas tij njëri nga këto probleme është edhe skizofrenia, shkruan Gazeta Fjala.
“Si një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që njerëzit e rëndomtë e quajmë “çmenduri”, ka deklaruar Shala.
Ndonëse në Klinikën e Psikiatrisë ekziston reparti i posaçëm për trajtim të psikozave akute dhe atyre kronike (skizofrenive).
E sipas drejtorit të kësaj klinike kushtet jane te pranueshme nga aspekti i ofrimit dhe qasjes profesionale (psikiatrik dhe psikologjik).
Pavrësisht kësaj klinike, kosovarët e prekur me çrregullime mendore shpesh e shohin më të përshtatshme shkuarjen te hoxha, e mjëkët popullor se sa te specialistët e kësaj sëmundje.
Sipas Mecinaj arsyet për mos kërkimin e ndihmës së psikiatrit i përkasin aspektit kulturor, tradicional me teper, ngase kerkojne edhe ndihma alternative, tek mjeket popullore, prijes fetar etj.
Derisa psikologu Shala tregon se ky çrregullim kërkon trajtim nga profesionistët e shëndetit mendor për shkak se në momentin që e vërtetojnë diagnozën nisin trajtimin me antipsikotikë.
Ky çrregullim nuk mund të trajtohet asesi nga mjekët popullorë sipas psikologut, sepse është një prej atyre problemeve mendore më të vështira.
“Ndoshta për shkak të stigmës që egziston, kjo i shtynë më shumë që populli ynë mos ta pranojë si çrregullim dhe për rrjedhojë hezitojnë ta kërkojnë ndihmën e psikiatrit”, ka thënë Shala.
Ndërkaq në Klinikën Psikiatrike aktualisht janë 16 specialistë psikiatër, pesë psikologë klinik dhe 15 specializantë, kurse psikiatrit e licencuar e trajtojnë skizofreninë.
Deri tani, sipas drejtorit të klinikës, nuk ka pasur iniciativë për subspecilzim, që nënkupton një sepcialzim vetëm për sëmundjen e skizofrenisë.
Kjo sepse sipas tij diagnoza e skziofrenisë paraqet edhe entitetin kryesor me të cilin merret psikiatri (psikiatria).
Hulumtimet që janë bërë në lidhje me skziofreninë tregojnë se ajo përfshinë nga 0.5 për qind deri në 1 për qind të njerëzve në gjithë botën.
E mosha më e shpeshtë e paraqitjes së kësaj sëmundje me epsidoat e para psikotike është 21 tek meshkujt e 27 te femrat.
Studimet tregojnë se në shfaqjen e kësaj sëmundje ndikon edhe gjenetika, mundësia që të zhvillohet ky çrregullim nëse njënga prindërit është deagnostifkuar me skizofereni është 10 deri në15 përqind.
Ndërkaq shkaqet e paraqitjes së kësaj sëmundje mendore sipas psikologut Shala ende janë të panjohura./Gazeta Fjala/