Site icon Telegrafi

Rreziku nga rritja e nivelit të ujit në Lumbardh – djaloshi 19 vjeçar ndihmohet nga zjarrfikësit për të dalë nga lumi (Video)

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka theksuar se të dielën një person i moshës 19 vjeçarë, derisa ka hyrë në Lumbardhë (në afërsi të Tregut të Gjelbërt) për ta marrë topin, uji i rrëmbyeshëm ia ka pamundësuar daljen nga lumi.

Ai ka thënë se pasi është marrë lajmi, në vendin e ngjarjes kanë daluar ekipet e zjarrëfikësve të cilët e ka larguar të riun nga uji.

“Personi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim”, ka shtuar Rugova.

Ndryshe, rritja e nivelit të ujit e bën Lumbardhin më të rrezikshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version