Telegrafi

Rreziku i kancerit nga një skanim CT mund të jetë i lartë

Autorja e studimit, doktoresha Rebecca Smith-Bindman, thotë se ka disa udhëzime për përdorimin e skanimeve të përshtatshme dhe se rekomandimet e prodhuesve të këtyre pajisjeve luajnë rol më të madh në vendimin e një mjeku sesa të dhënat në bazë të dëshmive shkencore.

Aparatet e skanimeve mjekësore nuk janë të lidhur direkt me shtimin e rasteve të kancerit, por rrezatimi është kancerogjen, pra shkaktues kanceri. Studime nga Dr Smith-Bindman dhe kolegët e saj kanë zbuluar se rreziku i kancerit nga një skanim CT mund të jetë i lartë deri në 1 në çdo 80 raste.

Në çdo skanim CT, radiologu përcakton nivelin e kërkuar të rrezatimit. Një teknik aparati kalibron aparatin. Por askund në ekran nuk tregohet se cila është shkalla e rrezatimit që pacienti merr.

Shtrohet pyetja; derisa të përcaktohen të standarde të reja, çfarë duhet të bëjnë pacientët? Gjithashtu ekzistojnë paqartësi rreth saktësisë së imazheve dhe nëse cilësia e tyre varet nga shkalla e rrezatimit?

Dr. Pettigrew thotë se për diagnostikime ka alternativa të tjera, siç janë aparatet me ultratinguj dhe rezonancë magnetike. Këto janë dy procedura që nuk përdorin rrezatim. Por, kur mjekët preferojnë të përdorin tomography të përllogaritur apo CT, Dr. Pettigrew thotë se standardet duhet të jenë të përcaktuara për të siguruar mbrojtjen e pacientëve./VoA/telegrafi/