Konservimi dhe ruajtja e tyre në kushte të papërshtatshme sidomos në vende ku mund të arrihen nga fëmijët, duket se ve seriozisht në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre, citoi Ora News.
Shefi i pediatrisë Luan Belortaja tha se “shpesh pranë pediatrisë drejtohen fëmijë të cilët kanë konsumuar pesticide apo solucione të ndryshme dhe janë të intoksikuar në nivele të ndryshme.”
Mjekët këshillojnë se “nga ana e prindërve të tregohet më tepër kujdes për të shmangur vendosjen e këtyre pasticideve apo solucioneve në vende ku mund të arrihen nga fëmijët, në mënyrë që të mos vihet në rrezik shëndeti i tyre.” /Telegrafi/