Site icon Telegrafi

Rrezikon të humb gishtat për një pije falas (Video)

Duhet të jeni shumë i dhënë pas alkoolit që ta pranoni këtë ofertë për një pije falas, në të cilën rrezikoheni të humbni gishtat apo edhe dorën.

Një kafiteri në Tajlandë po sfidon të gjithë turistët e guximshëm që të marrin pjesë në lojën ku rrezikohen të humbin gishtat apo dorën, por nëse arrijnë ta përfundojnë misionin ata fitojnë një pije falas.

Kushtet për të marrë pjesë në këtë sfidë të rrezikshme është, që ai person duhet ta mbaj dorën pranë një sëpate, thike e madje edhe shpate e cila me shpejtësi të madhe ngulet afër çdo gishti.

Por mjafton një gabim i vogël apo dekoncentrim gjatë lojës që t’i kushtojë shtrenjtë  – ndoshta me prerjen e një gishti apo edhe me dorë. /Telegrafi/

Exit mobile version