Telegrafi

Rrezikon jetën, zbret pa pajisje mbrojtëse nga shkëmbi (Foto)

Pushuesit që ndodheshin në Dorset të Anglisë, kanë parë një adoleshent teksa zbriste nga shkëmbi i lartë 30 metra, pa asnjë pajisje mbrojtëse.

Madje, i riu që besohet të jetë në fillim të njëzetave, ka folur edhe në telefon dhe ka bërë fotografi, derisa lëvizte me mjaft shpejtësi teposhtë shkëmbit, transmeton Telegrafi.

Zbritja e rrezikshme nëpër shkëmb

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të tij, meqë ka kaluar ndalesat dhe ka hyrë në një zonë ku është i ndaluar qarkullimi.

Megjithëse ka zbritur dhe është larguar i pa lënduar, ka raste të shpeshta kur zbritja në këto zona nuk ka shkuar si duhet. /Telegrafi/