Në videon e postuar më poshtë, shihet gruaja duke qëndruar në parvazin e dritares, vetëm që të pastrojë xhamat.
Këtu nuk është fjala për ndonjë kat përdhese, por për katin e njëmbëdhjetë të ndërtesës, transmeton Telegrafi.
Në 40 metra lartësi, ajo mbahet vetëm me dorën e majtë, derisa heq shenjat në xhamin e dritares.
Nuk dihet se kush është kjo grua, që është filmuar në qytetin Lviv të pjesës perëndimore të Ukrainës, e që është në gjendje të rrezikojë jetën vetëm për të pastruar dritaret! /Telegrafi/