Ky është momenti kur një burrë teston nëse kurthi i arinjve punon, duke futur dorën në vend të ndonjë shkopi.
Përdoruesi i kanalit BrandosonR në YouTube, ka postuar videon dhe ka shkruar përbri videos: “Xhaxhai im godet me grusht kurthin e arinjve, dhe arrin ta nxjerrë dorën para se të mbyllet ajo dhe t’ia copëtoj dorën. Mos e provoni këtë në shtëpi”, transmeton Telegrafi.
Fillimisht ky burrë merr një shkop për ta futur në kurth me qëllim që ta testoj nëse punon, por në momentet e fundit ndërron mendje dhe vendosë ta fus dorën, duke i dëshmuar masës se është më i shpejtë se kurthi dhe se mund ta nxjerr dorën para se të mbyllet.
Lidhur me këtë veprim shumë njerëz e kanë kritikuar për faktin se ka rrezikuar jetën, pasi ka mundur të përfundoj me dorë të këputur, pasi të gjithë e dinë se kurthet e arinjve janë shumë të rrezikshme. /Telegrafi/