Telegrafi

Rrezikon gjithçka nga bukuria për publikun – Renata Gafuri pranon trajtimin me acid në fytyrë si asnjë prezantuese tjetër (Foto/Video)

Jemi mësuar t’i shohim prezantueset e ekraneve televizive duke u shfaqur gjithnjë bukur dhe në një format të zakonshëm.

Por, e jashtëzakonshme ka qenë përpjekja e fundit nga autorja dhe prezantuesja e emisionit “Modë”, Renata Gafuri.

Bukuroshja ka pranuar që të jetë pjesë e një pilingu kimik TCA, një tretman i jashtëzakonshëm me acis në fytyrë.

Renata refuzoi që dikush tjetër ta demonstrojë trajtimin, duke pranuar që vet të jetë protagoniste e këtij trajtimi për të dëshmuar se ky është një trajtim që mund ta bëjnë të gjithë.

Pa grim dhe mjaft e fokusuar, autorja e emisionit “Modë” në TV Dukagjini trajtohet nga dermatologia, Dr. Sadije Halimi duke shpjeguar këtë metodë të trajtimit në detaje.

Në këtë storie të pazakontë ku vet autorja është protagoniste theksohet se trajtimi preferohet të bëhet gjatë stinëve të ftohta sepse duhet shmangur rrezeve të diellit sa më shumë.

“Ishin 10 minuta, kishte djegie por që janë të durueshme”, theksoi prezantuesja bashkë me doktoreshën gjatë trajtimit. Pas TCA, u theksua se duhet të përdoret edhe krema epitelizuese me mbrojtësin +50 faktor.

Ky është një prej rasteve të ralla ku vet prezantueset rrezikojnë gjithçka nga dukja e tyre për të demonstruar një metodë të pazakontë para publikut.

Emisionin “Modë” me prezantuesen e guximshme, Renata Gafurri, mund ta shikoni çdo të premtë nga ora 20:30 në TV Dukagjini, ku trajtohen më të rejat dhe trendet e fundit nga bota e modës.

/Telegrafi/