82-vjeçarja Lefkothea Karasa, nga Narta e Vlorës është proceduar penalisht për ndërtim pa leje për ngritjen e një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj dhe rrezikon burgun.
Në një intervistë për Euronews Albania, e moshuara që jeton e vetme tregoi me lot në sy se policia e kishte marrë me dhunë dhe e kishte futur në furgon.
Ajo tha se ndihet e trembur nga gjithë kjo situatë, të cilën s’e përballon dot për moshën që ka.
“Më hipën në furgon, u tremba. Geroni (avokati) i tha pse e more, pse nuk më thatë mua. Unë nuk jam për në burg, unë jam për në varreza”, tha mes lotësh e moshuara.
Rasti u denoncua një ditë më parë në emisionin Sot nga avokati i të moshuarës Geron Gunbardhi.