Site icon Telegrafi

Rrezikojnë të lëndohen keq, për një sfidë të pakuptimtë (Video)

Në rrjetet sociale është përhapur një lojë e re, ku të rinjtë e sfidojnë njëri-tjetrin që të anojnë trupin deri në rënie para kalimtarëve të rastit.

Derisa njëri nga miqtë i xhiron, ata bien për të parë nëse personi që kanë prapa do t’i mbajë apo jo, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, në Shtetet e Bashkuara janë realizuar shumë video të tilla, kryesisht nga nxënësit e shkollave të mesme.

Disa prej tyre kanë pasur fatin që kalimtari t’ju ndihmojë, por shumë të tjerë janë rrëzuar pa u ndihmuar nga askush.

Në regjistrimin e plasuar më poshtë, mund të shihni një nga rastet e shumta, të kësaj lojë të rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version