Site icon Telegrafi

Rrezikoi sigurinë në vendin e punës, ngritët aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.C., për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. 

Sipas aktakuzës, i pandehuri I.C., në cilësinë e pronarit të kompanisë “Gogaj AG” në Deçan, më 29 gusht 2019, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë e vendit të punës, në atë mënyrë, derisa punëtori i kësaj kompanie, i dëmtuari V.Ç., ishte në depon e kompanisë në fjalë për tërheqjen e një dush-kabine, në momentin kur i dëmtuari tërheq paketimin, anojnë edhe disa paketime tjera, me ç’rast e godasin të dëmtuarin duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version