Një grua ka rrezikuar jetën që ta shpëtojë qenin që kishte ngecur në ujë, dhe po e godisnin dallgët e mëdha.
Pamjet e filmuara në Brighton të Anglisë, shfaqin momentin kur një grua mezi arrin ta shpëtoi qenin dhe ta nxjerr nga uji, pasi dallgët e mëdha vazhdimisht po e përplasnin, transmeton Telegrafi.
Në një moment dukej se ai ngordh pasi zhduket dhe nuk shihet mbi ujë, por pasi e godet dallga e dytë ai del në sipërfaqe dhe gruaja menjëherë alarmohet dhe vrapon për ta shpëtuar.
Për fat të mirë gjithçka ka përfunduar siç është më së miri, edhe pse kjo grua ka mundur ta pësoi duke tentuar të bëjë një gjest human. /Telegrafi/